
Çfarë është Depozita PLUS?
Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, për të gjithë klientët Individë dhe veçanërisht ata pagamarrës pranë Credins Bank.
Si funksionon?
Credins ju ofron kreditim periodik në një depozitë kursimi për fondet e kursyera nga paga juaj. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje. Qëllimi i depozitës është kursimi, ju mund ti tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Kursim sistematik duke i paraprirë nevojave të papritura për para.
- Vendosni vetë shumën dhe datën për kalimin periodik në depozitë.
- Mundësi depozitimi gjatë gjithë muajit.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.
ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.
Produkte te Lidhura
Related Products
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Lexo më shumë Read MoreKredi Hipotekore
Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën.
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhese
Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Lexo më shumë Read More