
Çfarë është depozita pa afat?
Depozita Pa Afat është një llogari kursimi, e cila ju ndihmon gjithnjë për të organizuar plane e projekte të ndryshme investimi.
Si funksionon?
Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit. Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës tuaj. Në vijim, ju mund të depozitoni në çdo kohë kursimet tuaja duke përfituar interes por edhe mund të tërhiqni në çdo kohë.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Kurseni dhe nuk “bllokoni” paratë, pasi ju mund ti tërhiqni në çdo moment ato.
- Mësoheni me mënyrën dhe formën e kursimit në bankë.
- Paraprin shpenzimet e paplanifikuara.
- Investim ideal për ata qe presin pagesa nga qira mujore apo të ardhura të tjera jo me bazë page!
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm:
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.
ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.
Produkte te Lidhura
Related Products
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Lexo më shumë Read MoreKredi Hipotekore
Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën.
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhese
Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Lexo më shumë Read More