
Kujt i drejtohet?
Të gjithë personave fizikë, profesionistëve, SH.A, Fondacioneve dhe Organizatave të Shoqerisë Civile që synojnë të thjeshtojnë menaxhimin e bisnesit të tyre, të monitorojnë shpenzimet dhe të optimizojnë të ardhurat.
Karakteristika
- Numër i pakufizuar veprimesh në të gjithë rrjetin Credins apo përmes partnerëve tanë.
- Xhirimet brenda bankës.
- Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Gjendje llogarie
- Pagesa utilitare për energjinë, telefonin, ujin, internet..
- Pagesa të sigurta dhe transparente për Taksat , Doganat, Hipotekat, etj.
- Kartë Krediti apo debiti.
- Shërbim për kreditimin e pagave.
Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja. Llogaria rrjedhëse mund të ketë forma të ndryshme si :
- Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
- Llogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)
Llogaria rrjedhëse ka një kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank.
Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë. Ju mund të pajiseni me kartën e bankare debitit apo kreditit, të kryeni të gjitha pagesat për detyrimet utilitare, pagat, taksat doganat e më gjerë.
Produkte te Lidhura
Related Products
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Lexo më shumë Read MoreKredi Hipotekore
Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën.
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhese
Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Lexo më shumë Read More