Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën. Shtëpia është e rëndësishme për ju dhe Credins bank në gamën e produkteve të saj ofron forma financimi si Kredia Hipotekore për financim pasurie të paluajtshme.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Ju blini apo zgjeroni banesën tuaj në varësi të nevojave familjare dhe në përputhje me të ardhurat tuaj.
- Ju menaxhoni në mënyrë të kujdesshme të ardhurat tuaja në menyrë afatgjatë duke bërë një shpërndarje midis kërkesave të përditshme dhe investimeve afatgjata.
Dokumentacioni i Kërkuar:
Për individë të punësuar
- Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
- Vërtetime për të ardhurat mujore familjare.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për individë që kanë një biznes të vogël
- Pasaportë (fotokopje e noterizuar).
- Licenca e vitit të fundit.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për individë që kanë biznes të madh (shpk ose sha)
- Dokumentacioni ligjor i shoqërisë.
- Bilanci i vitit të fundit i dorëzuar në zyrën e tatim taksave.
- Çertifikata e hipotekës dhe dokumentat që vërtetojnë origjinën e pasurisë.
Për informacion të personalizuar ju presim në degë!
Produkte te Lidhura
Related Products
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Lexo më shumë Read MoreOverdraft
Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment nga llogaria rrjedhëse një shumë debitore të barazvlefshme me një deri në pesë paga mujore në varësi të limitit të aprovuar.
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhese
Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Lexo më shumë Read More