Çfarë është depozita kaltra?
Depozita Kaltra është një investim afatgjatë, i cili nis kur fëmija sapo lind. Duke kursyer rregullisht, ju do të mund t’i siguroni edukim në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.
Si funksionon?
Në Depozitën Kaltra, mund të derdhni para në çdo kohë. Këto para do ti bashkohen shumës fillestare duke e rritur kështu gjithnjë e më shumë fitimin e marrë nga interesat. Në ditën që fëmija juaj mbush 18 vjeç, depozita do të transferohet në një llogari rrjedhëse në emër të fëmijës ose ai mund të zgjedhë ta rinovojë atë në një depozitë me afat.
Avantazhe dhe Karakteristika
- Çelet për fëmijët nga 0-15 vjeç.
- Çelet në emër të fëmijës.
- Mund të bëhen derdhje nga kushdo që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës dhe në çdo kohë, pasi të jetë çelur depozita.
- Nuk lejohen tërheqjet derisa fëmija të jetë madhor, pra të ketë mbushur 18 vjeç.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Kontrata e Depozitës
Banka Credins në Kosovë merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.
ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.
Produkte te Lidhura
Related Products
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.
Lexo më shumë Read MoreKredi Hipotekore
Të kesh një shtëpi apo apartament tëndin është pjesë e ciklit të jetës së çdo familjeje. Por investimi për të blerë një pasuri të paluajtshme është shumë i madh për nje familje që po nis jetën.
Lexo më shumë Read MoreLlogari Rrjedhese
Llogaria Rrjedhëse është një instrument bazë mbi të cilin klienti ndërton marrëdhënien e tij afatgjatë me bankën.Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.
Lexo më shumë Read More