
Program për rekrutimin dhe trajnimin e studentëve.
Programi #YOUARECREDINS është një eksperiencë e vlefshme me anë të së cilës do të hidhni hapat e para të karrierës. Ju do te jeni të rrethuar nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të Bankes Credins Kosove. Pjesëmarrësit në këtë program do të përfitojnë nga leksionet më trajnues vendas dhe ndërkombëtarë, të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive.
Ky program është konceptuar të zgjasë rreth 3 muaj dhe është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik, i ndarë në 3 faza. Faza e parë përqëndrohet kryesisht në trajnime teorike. Në fazën dytë trajnimi zhvillohet në vëndin e punës. Në fazën e tretë kandidatët vendosin në praktikë njohuritë e përvetsuara. Në përfundim pjesëmarrësit që kanë kaluar me sukses 3 fazat e para bëhen pjesë e trajnimeve zhvilluese me trajnues të jashtëm ku certifikohen për temat: Aftësitë Prezantuese, Menaxhimi i Kohës, Shitja dhe Komunikimi.
Faza 1
Specializimi i Brendshëm me trajnues të Bankës.
Në fund të programit të gjithë pjesëmarresit do të pajisen me një Certifikatë Pjesëmarrje.
PËR TU BËRË PJESË E PROGRAMIT DUHET
Plotësoni formën si më poshtë
Të gjithë kandidatët që do të plotësojnë kriteret e degës së studimeve do të njoftohen për zhvillimin e testimit.
Kandidatët që kanë marrë pikët e mjaftueshme në testim do të njoftohen për të zhvilluar Intervistën në Grup.
Kandidatët që do të përzgjidhen nga Intervista ne grup do të njoftohen për të zhvilluar intervistën individuale.
NE KËRKOJMË TË NA BASHKOHEN.
Studentë të sapodiplomuar në shkencat ekonomike, informatike, juridike bachelor ose master, të cilët kane ambicie për të filluar karrierën e tyre në Sektorin Bankar.
Studentë që kanë dëshirë të jenë të suksesshëm dhe që u pëlqen të sfidojnë veten duke ofruar zgjidhje të shpejta, efektive dhe krijuese.
Studentë që kanë aftesi të mira komunikuese, bindëse, ndërvepruese dhe që janë të gatshëm për t’i zhvilluar më tej këto aftësi.
Aplikimet për programin #YOUARECREDINS kanë përfunduar. Nëse interesoheni për punësim pranë Bankës Credins Kosovë, ju ftojmë të ndiqni pozicionet tona vakante.