
Credins për Sektorin Publik
Credins Bank përfaqëson partnerin tuaj të besuar në aktivitetin e institucionit. Falë njohjes, ekspertizës dhe shtrirjes kapilare në territorin shqiptar, banka ju siguron mbështetje në menaxhimin e aktiviteteve tuaja bankare kudo ku ndodheni. Credins propozon kushte dhe tarifa konkuruese, të plota, transparente e të thjeshta dhe negocion për të ofruar më të mirën për një bashkëpunim të qëndrueshëm. Credins Bank, punon çdo ditë me teknologjinë për të sjellë në treg produkte dhe shërbime financiare inovative dhe ju mundëson të jeni pjesë e këtij inovacioni. Me hapjen e Llogarisë tuaj Rrjedhëse në Credins, ju nisni ndërtimin e një partneriteti afatgjatë dhe gjithëpërfshirës.