
Çfarë është ky shërbim?
• Mastercard Global Data Roaming nga FlexiRoam u siguron mbajtësve të kartave akses të lehtë në roaming sa herë që udhëtojnë.
• FlexiRoam është një grumbullues i planit të të dhënave celulare, që mban marrëdhënie me mbi 580 ofrues telekomunikacioni në mbi 200 destinacione rreth botës.
Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Plan roaming prej 1 GB internet për 5 ditë
• 15% zbritje në planet e tjera të FlexiRoam
Cilat karta janë të pranueshme?
• Biznes – karta Mastercard Business Credit të lëshuar nga Credins Bank Kosova.
Si mund te merrret ky shërbim?
• Aplikacioni celular FlexiRoam në Google Play/App Store
• eSIM në telefonin celular të mbajtësit të kartës – e disponueshme për modelet Apple pas iPhone XR, Samsung Galaxy pas S20 dhe Google pas Pixel 3.
• Një kod për planin e internetit roaming falas që mbajtësit e kartave të përshtatshme mund ta marrin në një faqe interneti të veçantë www.europe.flexiroam.com ose që nga Gushti 2024 direkt në aplikacionin FlexiRoam.
Si funksionon?
1. Mbajtësi i kartës instalon aplikacionin FlexiRoam.
2. Mbajtësi i kartës shkon në https://europe.flexiroam.com/ (ose që nga gushti 2024 direkt në aplikacionin FlexiRoam) dhe merr një kod për planin e internetit roaming falas.
3. Mbajtësi i kartës krijon një profil në aplikacionin FlexiRoam, fut kodin, vendos eSIM.
4. Mbajtësi i kartës merr planin falas.