
Çfarë është ky shërbim?
• LoungeKey është një program që ofron akses në 1200+ lounge aeroporti në mbarë botën përmes kartave Mastercard.
• Në lounge-t e aeroportit LoungeKey, udhëtarët mund të shijojnë akomodim të rehatshëm, ushqim dhe pije falas, akses Wi-Fi, etj.
Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Anëtarësim falas në LoungeKey
• 10 vizita pa pagesë në vit, vetëm për mbajtësin e kartës, në çdo lounge aeroporti LoungeKey në botë
• Vizitat nga udhëtarët shoqërues i tarifohen mbajtësit të kartës
• Vizitat e mbajtësit të kartës mbi 10 të ofruara pa pagesë, i tarifohen mbajtësit të kartës
Cilat karta janë të pranueshme?
• Biznes – karta Mastercard Business Credit të lëshuar nga Credins Bank Kosova.
Si mund te merrret ky shërbim?
• Nëpërmjet kartave të lartpërmendura Mastercard
• Opsionale, mbajtësit e kartave të lartpërmendura mund të krijojnë një llogari në faqen: www.loungekey.com/kosovo, ose të shkarkojnë aplikacionin LoungeKey në celular, ku do të shohin numrin e tyre të hyrjes në lounge, çfarë përiftojnë pa pagesë, shumë informacione në lidhje me disponueshmërinë e lounge-ve dhe shërbimeve, dhe kodin QR për marrjen e aksesit në lounge (si alternativë ndaj kartës).
Si funksionon?
1. Mbajtësi i kartës thjesht shkon në një lounge aeroporti që merr pjesë në programin LoungeKey; nuk kërkohen veprime ose regjistrime paraprake.
2. Mbajtësi i kartës paraqet Mastercard-in e tij (kodin QR) në lounge së bashku me boarding pass dhe thotë se ka anëtarësimin LoungeKey.
3. Karta skanohet për të regjistruar vizitën.