
PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË PËRGJITHSHËM TË JASHTËZAKONSHËM TË AKSIONARËVE TË “BANKËS CREDINS KOSOVË” SH.A.
Për më shumë kliko këtu
lajme news and reviews

PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË PËRGJITHSHËM TË JASHTËZAKONSHËM TË AKSIONARËVE TË “BANKËS CREDINS KOSOVË” SH.A.
Për më shumë kliko këtu

Banka Credins Kosovë SH.A. Prishtinë, më 13.08.2025
Departamenti i Prokurimit
Subjekti: Ftesë për Ofertë
Në kuadër të “Procesit te Inventarizimit” Banka Credins Kosovë sh.a. ju parashtron ftesën për të marrë pjese në tenderin e saj me objekt: “Pajisje me QR Code për Inventarizim”, në përputhje me specifikat përkatëse bashkëlidhur.
Bashkëlidhur ofertës, duhet të paraqitet dokumentacioni:
1. Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Informatat e biznesit;
2. Çertifikatën e numrit fiskal
3. Kopjen e dokumentit të identifikimit dhe të dhenat e personit kontaktues (ID-në, numrin kontaktues dhe e-mailin zyrtar;
4. Licenca për ushtrimin e aktivitetit e lëshuar nga autoriteti përkatës;
5. Vërtetim nga Administrata Tatimore;
6. Prezantim i shoqërisë dhe punëve të ngjashme të kryera;
7. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit duhet të dërgohen në Euro, duke përfshirë të gjitha taksat e aplikueshme;
8. Për çmimet të cilat nuk e kanë aplikuar TVSH-në, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë në çmimin e ofruar.
Lutemi që ofertën dhe dokumentacionin ta dorëzoni në adresen elektronike prokurimi@bankacredins-ks.com jo më vonë se data 26.08.2025, ora 12.00.
Objekti: Ofertë për “Pajisje me QR Code për Inventarizim”
· Oferta duhet të dërgohet në gjuhën shqipe.
· Banka Credins ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese.
· Banka Credins ka të drejtë të anuloj apo të përsësis tenderin dhe/ose të ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Konfidencialiteti: Banka Credins Kosovë SH.A. përpunon të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr.06/L082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojen e të Dhenave 2016/679 (GDPR). Pjesëmarrësi në tender jep pëqlimin e tij të qartë që të dhënat personale të ofruara ose çdo e dhënë që mund të jetë e disponueshme më vonë, mund të përpunohen ose të ruhen për qëllim të vlerësimit të ofertës dhe çdo qëllimi tjetër legjitim brenda dispozitave ligjore të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Përveç kësaj, pjesëmarrësi në tender i garanton Bankës Credins se ka marrë pëlqimin nga punonjësit e tyre, antarët të bordit, aksionarëve si dhe pronarëve përfitues për të zbuluar të dhënat e tyre personale ose çdo të dhënë tjetër të Bankës për qëllim të tenderit dhe çdo qëllimi tjetër benda kufijve të ligjit per mbrojen e të dhënave. Pjesëmarrësi në tender pajtohet dhe autorizon Bankën që të dhënat personale të ofruara dhe çdo e dhënë tjetër të shkëmbehet ndaj institucioneve të autorizuara nga ligji në fuqi për mbledhjen dhe marrjen e të dhënave të tilla, përfshirë Bankën Qëndrore të Kosovës.
Me respekt,
Banka Credins Kosovë SH.A.
Specifikat:
Ø Paisja duhet te skenoj Code edhe QR code
Ø Sistem i ruajtes automatike te te dhënave
Ø Stickerat te jene kualitativ, prefreohet qe behen ne RFID teknologji
Ø Manual i përdorimit
ØPaisja me QR Code mundeson gjurmim të saktë, përditësim në kohë reale dhe rijim te raporteve automatike

Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se Banka Credins Kosovë Sh.a ka shtuar një kusht të ri në Çmimore, në lidhje me Transferë hyrëse ndërkombëtare. Ky ndryshim hynë në fuqi me datë 04.11.2024.
Për më shumë kliko këtu

RREGULLA DHE KUSHTE TË LOJËS SHPËRBLYESE
“Banka Credins Kosovë Shpërblen”
Credins Bank Kosova do shpërblej klientët e saj nëpërmjet një loje shpërblyese që ka për qëllim të rris përdorimin e produkteve tona bankare, në këtë lojë shpërblyese do promovohet produkti Depozita Maxi Kalendarike (25-35 mujore) me normë interesi 3.5%.
Loja shpërblyese do ofrojë çmimin si më poshtë:
Për klientët individ të bankës që hap depozitën Maxi Kalendarike (25-35 mujore) me normë interesi 3.5% me vlerë minimale 10.000 Eur do bëhet pjesë e lojës shpërblyese e cila konsiston në ndarjen e dy Smartphone Samsung Galaxy A25 5G.
Loja shpërblyese ndahet në dy periudha:
– Ndarja e smartphonit të parë: 15 Shtator – 15 Tetor (në datën 17 Tetor hidhet shorteu për shpalljen e fituesit)
– Ndarja e smartphonit të dytë: 15 Tetor – 15 Nëntor (në datën 19 Nëntor hidhet shorteu për shpalljen e fituesit).
Për të lexuar rregulloren e plotë të lojës shpërblyese kliko këtu.

Z. Selman Lamaj, Drejtor i Përgjithshëm i Banka Credins Kosovë, në një intervistë për revistën “Monitor”, flet për ecurinë pozitive të bankës Credins përgjatë 2022, impaktin që ka sjellë rritja e inflacionit dhe normave të interesit në ecurinë dhe aktivitetin financiar të sistemit bankar.
Banka Credins Kosovë përtej situatës dhe sfidave të vazhdueshme, do fokusohet në zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të degëve në Prishtinë dhe qytete të tjera, duke e shoqëruar me një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për çdo segment, incentivuar dhe nga risitë teknologjike për të ofruar gjithmonë sherbimin më të mirë ndaj çdo klienti të bankës.
Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Z. Selman Lamaj, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank Kosovë, në një intervistë për revistën “Bankieri”. Vizioni i Credins Bank Kosovë është që të jetë pjesë e një rrjeti rajonal bankar, që vepron mbi parimet tregtare të ecurisë dhe qëndrueshmërisë, ndërkohë që njihet si banka që ofron shërbim bankar cilësor dhe kjo do të jetë risi në tregun e Kosovës.
Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Sektorit bankar në Kosovë i shtohet një bankë e re, Credins bank, e cila prej 6 muajsh ka hapur zyrtarisht dyert e saj me dy degët e para, në Prishtinë dhe në Ferizaj. Tashmë në Kosovë numërohen 11 banka, që ofrojnë shërbimet e tyre financiare në këtë treg.
Sektori bankar në Kosovë është një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit duke dëshmuar stabilitet dhe qëndrueshmëri ndër vite dhe duke financuar pa ndërprerje bizneset dhe ekonomitë familjare. Credins Bank – Kosovë zotërohet 100% nga Banka Credins – Shqipëri, e cila do të ofrojë të gjithë ekspertizën dhe profesionalizmin e vet të akumuluar në vite dhe në tregun e Kosovës.
Banka Credins operon prej 18 vitesh në tregun bankar shqiptar, duke ofruar një portofol të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare dhe operon anembanë Shqiperisë me një rrjet prej 57 degësh ku mbi 950 punonjës të talentuar janë çdo ditë në shërbim të klientëve me profesionalitetin e tyre.
Sot, Banka Credins renditet banka e parë në treg për nga madhësia e portofolit të kredisë dhe e dyta për totalin e depozitave, duke demonstruar marrëdhënien e besueshme dhe afatgjatë që mbi 340,000 klientë kanë ndërtuar në vite. Gjithashtu, Banka Credins zë 15.3% të totalit të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, duke u renditur banka e dytë në vend.
Vizioni i Bankës CREDINS në Kosovë është që të jetë pjesë e një rrjeti rajonal bankar që vepron mbi parimet komerçiale të performancës dhe qëndrueshmërisë dhe të njihet si Banka me shërbimin më të mirë në Kosovë. Misioni i Bankës CREDINS në Kosovë është të ofrojë shërbim cilësor ndaj klientit dhe të ndërtojë një biznes me njerëz të shkëlqyer, aktivë dhe vlera që përmirësojnë standardin e jetesës. Banka CREDINS në Kosovë do të jetë një bankë e integruar, e fokusuar në inovacion. Qëllimi strategjik i Bankës është të jetë lider në efiçencë dhë të krijojë marrëdhënie dhe eksperienca të shkëlqyera me klientët. Duke krijuar një strategji efektive të shitjeve, Banka do të ofrojë produkte dhe shërbime konkurruese dhe do të krijojë fushata atraktive marketingu.
Credins Bank Kosovë ka lançuar aktivitetin bankar duke hapur në fund të ’20 dhe pse një periudhe e veshtirë pandemie, dy degët e saj të para në Prishtinë dhe në Ferizaj. Në planet afatshkurtra, zgjerimi i mëtejshëm është të vijojë me hapjen e degëve në Prizren, Pejë, me degë të reja në Prishtinë dhe të vazhdojë më pas me hapjen e degëve dhe në qytete të tjera.
Për të përmbushur misionin e saj, Banka CREDINS në Kosovë do të operojë mbi bazën e disa objektivave strategjike që janë shtyllat kryesore ku do të mbështetet si: ndërtimi i një kulture pune motivuese, zbatimi i proçedurave fleksibël për një shërbim efiçent ndaj klientëve, ofrimi i një pakete të plotë produktesh dhe shërbime bankare, futja e shërbimeve inovative, si dhe një shërbim i personalizuar konsulence dhe mikpritje nga çdo staf e në çdo degë të bankës.
Ajo që synojmë është krijimi i një banke në shërbim të klientëve si në Shqipëri dhe Kosovë, me një platformë të integruar për aplikacionin Credins Online, e cila do t’i mundësojë klientëve që operojnë në këto dy tregje të kenë aksesim të shpejtë, në kohë reale të llogarive bankare në të dyja bankat.
Gjithashtu, bazuar në ekperiencën e sukseshme në tregun shqiptar, synojmë të krijojmë paketa specifike produktesh për grupe të caktuara klientësh sipas nevojave të tyre, duke aplikuar gjithashtu një politikë atraktive çmimesh. Do të adresojmë një kulturë shitje efektive nëpërmjet stafeve tona në degë, por dhe nëpërmjet fushatave të marketingut duke u fokusuar tek tendencat e reja që ofron marketingu digjital.
Banka Credins në Kosovë do jetë një pjesëmarrëse aktive në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, duke mbështetur planet e investimeve të bizneseve vendase ose të huaja. Mbi të gjitha nëpërmjet shtimit dhe zgjerimit të rrjetit të degëve në Kosovë, do të krijojmë hapësira për punësim dhe zhvillim të talenteve të reja, duke ndërtuar një kulturë korporative që promovon karrierën dhe potencialin e tyre duke ndërtuar një ekip të fortë dhe me njerëz të talentuar.
Se fundmi, Banka Credins në Kosovë do të ndërtojë një kulturë korporative në mbështetje të komunitetit duke përkrahur projekte që kanë lidhje me edukimin, mjedisin, luftën ndaj varferisë etj, pasi besojmë se duke u zhvilluar së bashku arrijmë të jemi të suksesshëm.
Gjithashtu, rritja dhe praktikat e mira bankare do të kenë mbështetjen nga Banka CREDINS në Shqipëri duke siguruar që banka e re në Kosovë të ketë përshtatje shumë të mirë në treg.