Banka Credins Kosovë SH.A. Prishtinë, më 27.03.2026
Departamenti i Prokurimit
Subjekti: Ftesë për Ofertë
Në kuadër të “Procesit te Prokurimit” Banka Credins Kosovë sh.a. ju parashtron ftesën për të marrë pjese në tenderin e saj me objekt: “Server Lenovo SR650V3”, në përputhje me specifikat përkatëse bashkëlidhur.
Bashkëlidhur ofertës, duhet të paraqitet dokumentacioni:
1. Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Informatat e biznesit;
2. Çertifikatën e numrit fiskal
3. Kopjen e dokumentit të identifikimit dhe të dhenat e personit kontaktues (ID-në, numrin kontaktues dhe e-mailin zyrtar);
4. Licenca për ushtrimin e aktivitetit e lëshuar nga autoriteti përkatës;
5. Vërtetim nga Administrata Tatimore;
6. Prezantim i shoqërisë dhe punëve të ngjashme të kryera;
7. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit duhet të dërgohen në Euro, duke përfshirë të gjitha taksat e aplikueshme;
8. Për çmimet të cilat nuk e kanë aplikuar TVSH-në, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë në çmimin e ofruar.
Lutemi që ofertën dhe dokumentacionin ta dorëzoni në adresen elektronike [email protected] jo më vonë se data 10.04.2026.
Objekti: Ofertë për “Server Lenovo SR650V3”
· Oferta duhet të dërgohet në gjuhën shqipe.
· Banka Credins ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese.
· Banka Credins ka të drejtë të anuloj apo të përsësis tenderin dhe/ose të ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Konfidencialiteti: Banka Credins Kosovë SH.A. përpunon të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr.06/L082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojen e të Dhenave 2016/679 (GDPR). Pjesëmarrësi në tender jep pëqlimin e tij të qartë që të dhënat personale të ofruara ose çdo e dhënë që mund të jetë e disponueshme më vonë, mund të përpunohen ose të ruhen për qëllim të vlerësimit të ofertës dhe çdo qëllimi tjetër legjitim brenda dispozitave ligjore të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Përveç kësaj, pjesëmarrësi në tender i garanton Bankës Credins se ka marrë pëlqimin nga punonjësit e tyre, antarët të bordit, aksionarëve si dhe pronarëve përfitues për të zbuluar të dhënat e tyre personale ose çdo të dhënë tjetër të Bankës për qëllim të tenderit dhe çdo qëllimi tjetër benda kufijve të ligjit per mbrojen e të dhënave. Pjesëmarrësi në tender pajtohet dhe autorizon Bankën që të dhënat personale të ofruara dhe çdo e dhënë tjetër të shkëmbehet ndaj institucioneve të autorizuara nga ligji në fuqi për mbledhjen dhe marrjen e të dhënave të tilla, përfshirë Bankën Qëndrore të Kosovës.
Me respekt,
Banka Credins Kosovë SH.A.
Specifikat:
New Server enterprise-level – 2 njesi (HP, Lenovo, Dell – 2U)
Procesor: 2 CPU fizike × 24 core = 48 core total
Generata 6, Virtualization, Cache L3, CPU Gold, 210W
Ram: High performance (DDR5 + high frequency), 256 GB RAM DDR5 6400MHz
Disc: 2x960GB 2.5” SSD SAS Read Intensive 24Gb
6X3.84TB 2.5” SSD SAS Write Intensive 24Gb
Raid: Raid Controller 12Gb Adapter, Flash 8Gb
PSU: 2 Power Supply 2000W
End Of Support: EOS => 2035
Bay: 4 bay expander backplane
Warranty: 3Y from Brand (Lenovo, Dell, HP), future proof
Profile: Company Profile
Certificates: Business partner certificate, partner ID, partner Number, official portal listing