Historiku

Banka CREDINS në Kosovë do të jetë një bankë e integruar, e fokusuar në inovacion. Qëllimi strategjik i Bankës është të jetë lider në eficiencë dhë të krijojë marrëdhënie dhe eksperienca të shkëlqyera me klientët. Duke krijuar një strategji efektive të shitjeve, banka do të ofrojë produkte dhe shërbime konkuruese dhe do të krijojë fushata atraktive marketingu. Banka CREDINS në Kosovë ka për qëllim rritjen e shpejtë, duke u kujdesur të ketë një profil të kujdesshëm të riskut dhe të gjenerojë vlerë për aksionarët.

Bank CREDINS Kosovë mbeshtetet nga Banka CREDINS në Shqipëri në ekpertizë, mirëqeverisje korporative, në ndërtimin e strukturave funksionale organizacionale, në operimin eficient dhe adaptimin e zhvillimeve teknologjike, në mënyrë që Banka të fitojë periudhë rritjeje dhe të zgjerohet në treg.

Banka CREDINS Shqipëri është një institucion financiar shqiptar themeluar në 2003 me qendër në Tiranë dhe operon përmes 59 degëve në të gjithë vendin, me mbi 950 punonjës dhe u shërben më shumë se 325,000 klientëve. Banka CREDINS Shqipëri renditet ndër 3 bankat më të mëdha të sistemit bankar për total asetesh, depozitash dhe banka e parë më e madhe në vend për portofol kredie. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve tanë dhe fuqizojnë individët, familjet, bizneset dhe institucionet