ARTAN SADIKU
KRYESHEF EKZEKUTIV

Artan Sadiku është Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Credins Kosovë, me mbi 20 vjet përvojë në sektorin bankar dhe të shërbimeve financiare. Ka mbajtur pozita ekzekutive në Bankën për Biznes (BPB), si dhe pozita të larta drejtuese në Bankën TEB dhe Bankën ProCredit, ku ka udhëhequr me sukses rritjen e biznesit, transformimin strategjik dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative bankare.
Gjatë karrierës së tij ka ndërtuar ekspertizë në zhvillimin e biznesit, financimin e sektorit privat, planifikimin strategjik, menaxhimin e rrezikut dhe financimin e qëndrueshëm.
Para se t’i bashkohej Bankës Credins Kosovë, z. Sadiku ka mbajtur role drejtuese dhe këshilluese në iniciativa të institucioneve ndërkombëtare të zhvillimit, të fokusuara në promovimin e investimeve, përfshirjen financiare, financimin e eksporteve dhe zhvillimin e sektorit privat, duke bashkëpunuar ngushtë me organizata si USAID, EBRD, IFC dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Z. Sadiku është Doktor i Shkencave në Menaxhimin e Dijes nga Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit në Slloveni, mban titullin Master i Shkencave në Bankë dhe Menaxhim Financiar nga Universiteti i Lubjanës, si dhe ka përfunduar programin e avancuar të menaxhimit bankar në Akademinë e Bankës ProCredit.
GËZIM SIMONI
ZËVENDËS KRYESHEF EKZEKUTIV
