Zyrtar/e, Njësia e Transfertave dhe Pagesave, Departamenti Operacional
Zyrtar/e, Njësia e Transfertave dhe Pagesave, Departamenti Operacional
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Zyrtar/e, Njësia e Transfertave dhe Pagesave, Departamenti Operacional
📍 Zyrat Qendrore, Prishtinë
Misioni i Departamentit Operacional në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë rritjen e fitimit të Bankës nëpërmjet mirëadministrimit të operacioneve të saj, si menaxhimi i likuiditetit dhe i investimeve të fondeve, procesimi i pagesave duke mbikqyrur zbatimin e standarteve ndërkombëtare të procesimit si dhe kuadrit rregullativ brenda të cilit kryhet kjo veprimtari.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhment & informatikë
- Eksperienca të mëhershme pune (1-2 vite) në bankë përbën avantazh
- Duhet të ketë gatishmërinë për të punuar në grup
- Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel)
- Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë.
- Zotimi i certifikimeve dhe trajnimeve përbën avantazh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Raporton llogaritë bankare në RLLB
- Raportim i pagesave massive (tatim/doganë)
- Procesim i pagesave vendore dalëse/hyrëse
- Procesim i pagesave të kryera nëpërmjet e-banking
- Procesim i pagave
- Kryen detyra të tjera në përputhje me kërkesat e drejtuesit
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.