Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e, Njësia MIS dhe Buxhetime, Departamenti i Financës

Kriteret e nevojshme:

·         Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet

·         Eksperiencë e mëparshme mbi 3 vjet në fushën relevante

·         Preferohet eksperiencë e mëhershme pune në bankë, përbën përparësi eksperienca në MIS dhe Buxhetime

·         Aftesi komunikuese dhe bashkepunuese

·         Aftësi shumë të mira oraganizative, drejtuese dhe planifikuese.

·         Aftësi shumë të mira analitike, aftesi teknike kreative per perpunimin e informacionit si dhe aftesi analitike ne interpretimin e te dhenave financiare

·         Aftësi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup

·         Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë

·         Njohuri teknike te avancuara ne paketen Office.

·         Zotimi i certifikimeve dhe  trajnimeve përbën avantazh.

 

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës. Njësia e MIS dhe Buxhetime  ka si qëllim kryesor, kryerjen dhe sigurimin e raportimeve brenda bankës  me qellime të analizes së performances dhe raporte për qellime statistikore ndaj institucioneve mbikqyrese.Gjithashtu kjo njësi siguron të ofroje informacion me qellim analizen e performances si dhe statistikave.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

·         Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve sipas afateve kohore të BQK-së;

·         Përgjegjes  për përgaditjen e invertarit te llogarive rrjedhese ne baza mujore me kontabilitetin.

·         Përgjegjes për përgaditjen e raporteve statistikore me bilanc, me sektorin e raportimeve

·         Përgadit raporte per qëllime  të analizës së performancës së bankës;

·         Përgadit raporte për qëllime të analizës së performanës se degëve,

·         Përgadit raporte dhe analizimin e  te ardhurave  dhe shpenzimeve  mujore dhe krahasimin e buxhetit

·         Përgatit  dhe raporton ne FSDK në baza tremujore.

·         Krijimin  e informacioneve dhe raportimin në SKD sipas nevojes

·         Krijmin dhe perditesim mujor të raportit të tregut.

·         Krijimi dhe procesimi i buxhetit vjetor të bankës, duke mbledhur, analizuar dhe konsoliduar të dhënat financiare nga departamentet përkatëse, si dhe duke monitoruar realizimin e tij gjatë vitit.

·         Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës, në funksion të përgatitjes dhe shpërndarjes së informacionit të kërkuar nga departamentet relevante brenda strukturave të bankës, si dhe nga palë të jashtme (institucione,

·         auditorë, rregullatorë, etj.

 

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.  

 

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 21.04.2026