Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë:Specialist/e Njësia e Kontabilitetit, Departamenti i Financave, Zëvendësim (kohë e caktuar).

 

Qëllimi i pozicionit:

Misioni Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës, duke u siguruar për zbatimin e të gjitha standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit e raportimit në fuqi. Ky Departament siguron hartimin dhe ndjekjen e planit të buxhetit vjetor të Bankës.

 

Kriteret e nevojshme:

· Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet.

· Eksperiencë e mëparshme,e preferushme mbi 3 vjet në fushën e financës,kontabilitet, përvojë në sektorin bankar.

· Aftësi shumë të mira organizuese, drejtuese komunikuese dhe kuantitative.

· Aftësi shumë të mira analitike.

· Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup.

· Aftësi shumë të mira për të përmbushur afatet.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Kontroll ditor i të gjitha veprimeve për pagesat e kryer gjatë ditës të cilat duhet të përputhen me dokumentin ditor individual i cili duhet të dorëzohet ne fund te ditës tek mbikqyrësi direkt.

· Kordinon punën me specialistët e back office që cdo faturë blerje dhe shitje të regjistrohet në sistemin e bankës

· Përpilon urdhrin e pagesës ku bashkëlidhur duhet të ketë faturën origjinale të furnitorit.

· Ekzekuton faturat në sistem duke marrë për bazë faturën origjinale të lëshuar nga klienti dhe faturën origjinale në shitje të lëshuar nga banka, shlyen detyrimin me klientin.

· Rakordon llogaritë pezull që preken nga moduli i bankës për regjistrimin e faturave dhe llogaritë pezull që janë prekur pa modul për të gjitha veprimet e natyrave të ndryshme të cilat nuk janë të shoqëruara me faturë tatimore.

· Kontroll ditor i të gjitha veprimeve për pagesat e kryer gjatë ditës të cilat duhet të përputhen me dokumentin ditor individual.

· Rakordon regjistrin e aktiveve të qëndrueshme me llogaritë sintetike dhe analitike në planin e llogarive kontabël.

· Rakordon raportet financiare të mjeteve të trupëzuara dhe të patrupëzuara të veprimtarisë që të jenë në përputhje me inventarin fizik për të gjitha deviacionet. Mban kontakt me të gjitha njësitë përkatësë për analizimin dhe shoqërimin e tyre me procesverbal të cdo levizje të mundshme që ka ndodhur. Njofton departamentin e prokurimit për situatën pasi ka analizuar informacionin financiar me atë fizik, deri sa kjo e fundit del me një plan masash për deviacionet e krijuara në njësi të ndryshme.

· Koordinon punën me specialistët e departamentit të prokurimit ku cdo urdhër veprimi dhurimi, shitje të mjeteve shoqërohet me kontratë dhe faturë në shitje të këtij aseti.

· Regjistron të gjitha provesverbalet e sjella nga departamenti i prokurimit në hyrje dhe në dalje të magazinës. Rakordon magazinën me inventarin e sjellur nga departamenti i prokurimit me kontabilitetin.

· Referuar të gjitha faturave me natyrë ligjore dhe përmbarimore për klientët debitor të bankës, analizon statusin e cdo klienti në bashkëpunim me departamentin e rikuperimit. Regjistron faturat tatimore dhe analizon faturat per efekt TVSH nëqoftëse duhet ose jo përpiluar faturë në shitje.

· Ndjek në bashkëpunim me departamentin e kredisë të gjitha llogaritë debitore, pezullin për pagesat ligjore deri në zërimin e tyre, bën analizë në nivel debitori kjo për qëllim provizionimi sipas parimeve kontabël për krijimin e fondeve rezervë.

· Përgatit të dhënat mujore në mënyrë inventariale sipas degëve, akt-rakordimin sipas degëve të inventarëve kontabël, regjistrit të mjeteve dhe llogarive kontabël që janë pjesë e formatit të bilancit dhe që shërbejnë si bazë për kërkesat e auditorit.

· Përgatit dhe vendos në dosje informacionin e shoqëruar me inventarët përkatës të cdo llogarie të aktiveve afatgjata materiale.

· Përgatit të dhënat vjetore në mënyrë inventariale sipas degeve, akt-rakordimin sipas degëve të inventarëve fizik, regjistrit të mjeteve dhe llogarive kontabël që janë pjesë e formatit të bilancit dhe mbyll procesverbalet e degëve për inventarizimin fizik me atë kontabël.

 

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected]

 

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë

 

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 30.04.2026.