Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Departamentit të Burimeve Njerëzore është të sigurojë përzgjedhjen e personelit sa me të kualifikuar, me eksperiencë dhe aftësi profesionale të përshtatshme në të gjitha nivelet dhe pozicionet e punës, të sigurojë dhe të inkurajojë zhvillimin e aftesive profesionale të punonjësve ekzistues dhe zhvillimin e ideve të reja, duke u mbështetur në një paketë të drejtë dhe konkuruese për pagat dhe shpërblimet e tjera alternative, në përputhje me zhvillimin dhe përmirësimin e strukturës organizative të Bankës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

·        Zbatimi dhe ndjekja e politikave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;

·        Asiston në procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punonjësit e rinj, etj);

·        Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve;

·        Monitoron të gjitha llojet e pushimeve/mungesave të punonjësve;

·        Mirëmban dhe përditëson bazat e të dhënave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;

·        Asiston në proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të të punësuarve (vlerësimin e nevojave për trajnime, implementimi i planit vjetor të trajnimeve, etj);

·        Përgatit raporte të rregullta në lidhje me të dhënat e punonjësve;

·        Dhe detyra të tjera të deleguara nga drejtuesi i departamentit.

Kriteret e nevojshme:

 

·        Diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi,Menaxhment apo të ngjashme;

·        Eksperiencë e mëparshme 2-3 vjecare në fushën e burimeve njerëzore;

·        Trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore;

·        Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;

·        Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup;

·        Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;

·        Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);

·        Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

·        Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës.

 

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.


Të interesuarit të dërgojnë CV  bashkë me një letër motivuese në adresën:
[email protected]


CV-t
ë do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.


Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 18.06.2024