Shofer/e
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Shofer/e
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Patentë shoferi valide
- Eksperiencë e mëparshme në vozitje
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup
- Gatishmëri për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme
- Gatishmëri për të udhëtuar brenda ose jashtë Kosovës, sipas nevojës
Qëllimi i pozicionit:
Të sigurojë transport të sigurt, efikas dhe në kohë për nevojat operative të Bankës, duke garantuar gatishmërinë e vazhdueshme të automjetit, respektimin e standardeve të sigurisë në komunikacion dhe mbështetjen e aktiviteteve të përditshme të Bankës.
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 19.06.2026.