Qëllimi i Pozicionit

Këshilluesi i Klientit ka për qëllim të ofrojë shërbim të shpejtë, në kohë dhe me cilësi sipas standardeve të Bankës dhe mjeteve shitëse ndaj çdo klienti që paraqitet në ambientet e saj, duke respektuar të gjitha aktet normative të Bankës Credins Kosovë dhe aktet e tjera ligjore që lidhen me punën e tij.

Ofron shërbim të kualifikuar në përputhje me standardet e Bankës, duke identifikuar, analizuar dhe trajtuar me profesionalizëm nevojat e klientëve për t’i konvertuar ato në shitje dhe arritje të objektivave të vendosura nga menaxherët.

Gjithashtu, siguron kredi cilësore përmes analizës së mirë dhe zbatimit korrekt të udhëzimeve dhe rregulloreve të Bankës, si dhe menaxhon portofolin e kredive përmes monitorimit dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve me klientët.

Kriteret e Nevojshme

  • Diplomuar në Shkencat Ekonomike, Financë-Bankë, Kontabilitet ose Menaxhim.
  • Minimum 1-2 vite përvojë pune në sistemin bankar.
  • Gatishmëri për të punuar me klientë.
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (veçanërisht Excel).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, planifikuese dhe shitjeje.
  • Aftësi të mira për punë në grup.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur detyrat në kohë.
  • Certifikime dhe trajnime profesionale përbëjnë avantazh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Njohuri shumë të mira për të gjitha produktet e Bankës.
  • Hap NRP për klientë të rinj (individë dhe biznese).
  • Hap llogari rrjedhëse për individë dhe biznese.
  • Ekzekuton urdhërxhirime për palë të treta.
  • Kryen pagesa për tatime, dogana, komuna dhe përfitues të tjerë.
  • Mirëmban dhe përditëson dosjet e klientëve sipas procedurave të Bankës.
  • Arrin objektivat e shitjeve dhe objektivat individuale sipas produkteve.
  • Promovon dhe shet produktet e Bankës duke ofruar paketa të plota shërbimi.

Çfarë Ofron Banka

  • Paketë financiare konkurruese.
  • Atmosferë dinamike pune.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

CV-të pranohen vetëm në formatin PDF. Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.

Afati i aplikimit: 19.06.2026