Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: DREJTOR/E DEGE – Rajoni Prizren       

Misioni i Degëve të Bankës Credins është të sigurojnë ushtrimin e veprimtarisë bankare në përputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa në favor të institucioneve shteterorë, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, lëshime çeqesh etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim, Master në Manaxhim

  • Trajnime në fushën e manaxhimit bankar

  • Të ketë eksperience pune 3-5 vjet në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushat e kredidhenie & Operacionale

  • Eksperiencë e mëparshme në fushën bankare, mundësisht të njohë pozicione të ndryshme pune në bankë

  • Eksperiencë në pozicione të tilla manaxhuese në fushën bankare është plus

  • Njohuri të mira teknike

  • Aftësi të mira për të analizuar situatat

  • Aftësi organizuese e kontrolluese

  • Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze dhe  trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës

  • Të ketë gatishmërinë për të punuar me orë të zgjatura dhe gatishmërinë për t`u përgjigjur në çdo kohë për çdo problem që lidhet me sigurinë e degës.

Qëllimi i pozicionit:

Menaxhimi i aktivitetit të zhvillimit të biznesit në degë për të gjithë bazën e klientelës si dhe zhvillimin e stafit për të arritur objektivat cilësore dhe sasiore si dhe përmirësimi i shërbimit të klienteles për individ dhe segmentet e biznesit.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.

  • Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje.

  • Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 09.08.2022