Stafi i bankës Credins në Kosovë ka dhuruar pako dhuratash për fëmijët e organizatës HANDIKOS gjatë kësaj periudhe festive. Një kontribut i vogël, por me vlerë të madhe, që sjell gëzim tek fëmijët.
Archives: CSR
CSR news and reviews
Credins mbështet INNVEST Summit 2022
Credins Bank për të tretin vit radhazi mbështeti “INNVEST Summit 2022” duke pasur në fokus teknologjinë, inovacionin si dhe duke mbështetur të rinjtë për të krijuar hapësirat e tyre për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nëpërmjet pjesëmarrjes në panairin digjital, z. Ardian Angoni, drejtor i burimeve njerëzore, promovoi tek të rinjtë programin “Master në FinTech” lançuar në bashkëpunim me Universiteti Europian i Tiranës, si një mundësi fantastike për çdo të ri që jo vetëm të thellojë njohuritë akademike në fushën e IT, dedikuar industrisë financiare, por dhe të kombinojë jetën akademike me një praktikë dhe mundësi punësimi pranë Bankës Credins.